“Shqipëria po shpopullohet. Jemi të parët në botë që kërkojmë azil, duke ja kaluar dhe vendeve që janë në luftë.” kështu shkruan sot në facebook ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu ndërsa liston edhe një sërë pyetjesh mbi largimin e të rinjve e kërkesat për azil.

Postimi i plotë:
Largimi i shqiptarëve, sidomos i të rinjve, është trend në rritje vitet e fundit. Ai shihet si zgjidhje e vetme e problemeve kryesisht ekonomike por dhe sociale.

Si mund të jetë i jetushëm një vend kur dita mbyllet me numër të frikshëm vdekjes, a thua se jemi në luftë?

Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur ekonominë e tij a kanë mbuluar paratë e drogës?

Si mund të jetë i jetushëm një vend kur Kryeministri i atij vendi kënaqësinë më të madh të tij ka bisedat por dhe darkat me kriminelë?

Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur kryeministri i tij nuk mendon asgjë tjetër veç si të aktrojë e të tallë njerëz në studio televizove?

Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur administratën e tij e ka mbuluar korrupsioni?

Si mund të jetë i jestueshë një vend kur njerëzve ju mohohet dhe e drejta themelore e tyre për të zgjedhur?

Shpopullimi, ky eksod masiv i njerëzve, është një sfidë e madhe që kërkon reflektim urgjent nga Ne pasi Edi Rama e ka gjetur zgjidhjen, të ikurit do ti zëvendësojë me të huaj..!!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb