Fitorja në derbi duket një kujtim i largët, një ndeshje që përtej deklaratave publike, konfirmoi Franko Lerdën në stol. Italiani rifitoi besimin e stafit drejtues por situata mund të ndryshoj sërish nëse kampionët në fuqi nuk arrijnë një vazhdimësi pozitive. Nuk e arritën dot kundër Teutës, ku u ndalën në një barazim 1-1 , por shpresojnë shumë ta bëjnë diçka të tillë në transfertë përballë Vllaznisë. Shkodranët po kalojnë një moment shumë të mirë, 6 pikë në dy ndeshjet e fundit, mbi të gjitha ndaj Kukësit zhvilluan një 90-minutësh perfekt në aspektin taktik. Pikërisht futbolli që aplikon Vllaznia, një lojë me kundërsulme të shpejta, ka vendosur jo pak në “siklet” trajnerin Lerda.


Lerda
Lerda

Italiani zbarkoj në kryeqytet me një filozofi të qartë, me një skemë risi, 3-5-2, një skemë që i qëndroi besnik pavarësisht se në fillimin e sezonit nuk i solli rezultatet që priste. Lerda me sa duket nuk është më aq i bindur për të aplikuar sërisht këtë skemë, këtë e konfirmoi edhe ndaj Teutës dhe pritet ta bëj sërish në Shkodër. Skema me 4 mbrojtës i jep më shumë stabilitet prapavijës dhe minimizon ndjeshëm kundërsulmet e Vllaznisë. Kjo është një ndeshje ku nuk lejohen hapa fals e aq më tepër eksperimentime, kërkohet me çdo kusht fitorja por tu mos shkëputur nga ekipet e kreut.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb