Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar kryeministrin e vendit Edi Ramën, ndërsa thotë se edhe pse grabit çdo ditë miliarda koncesione, vijon të flasë për fondin e  “Shqipërisë solidare”. Sipas tij, kjo është një formë dhe strategji e re e tij për aplikimin dhe vjeljen e  taksave të reja pas tërmeteve të 21 shtatorit, ku disa shtëpi u dëmtuan në Durrës dhe Tiranë.

Postimi i Vasilit:

“Shqiperia solidare”, apo “Sevapi me pahir”,nje takse e re e kryeministrit hipokrit! Kryeministri e uli tatimin mbi dividentin nga 15% ne 8% duke shkelur ne menyren me skandaloze kushtetuten.

Ky qe i fali pra jo pak po 7% oligarkeve shet sot nje takse te re Shqiperine Solidare apo thene ndryshe “Sevapi me pahir”!

Po ky kryeminister, qe grabit perdite miliarda me koncesione dhe qe pergjysmon tatimin mbi dividentin, bile edhe me fuqi prapavepruese, na flet per Shqiperine e ashtuquajtur solidare ndryshe “Sevapi me pahir”.

Ky eshte nje turp kolosal i nje kryeministri grabitqar qe ka zbrazur arken e shtetit me lloj lloj grabitjesh koncesionesh,tenderash rrugesh etj etj dhe tani ne panik s’di ç’ben e flet. Eshte kaq i marre ky sa thote qe Shqiperia Solidare nuk eshte takse e re dhe tre rreshta me poshte thote do te jete 2% mbi dividentin.

Ky ne rastin me te mire eshte nje i çmendur dhe ne rastin me te keq eshte nje grabitqar i pangopur. Lexojeni vete se ç’tha dje ky Edi Rama: “Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit por mekanizëm bashkëpunimi, mes qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë, qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj.

Ideja është që të biem dakord për vendosjen e një bazë të sipërme, secilit prej jush ti bjerë një barrë e barabartë për këtë mekanizëm solidariteti, 2% mbi dividendin, jo kompanisë, por dividendin tuaj.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: