TIRANË-Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshave nën 17 vjeç ka mundur të marrë një rezultat surprizë dhe historik, teksa ka barazuar 1-1 ndaj bashkëmoshatarëve të Brazilit, në miqësoren e tretë të zhvilluar në Austri, pasditene së hënës.

Ekipi shqiptar që drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç ka barazuar 0-0 ndaj Meksikës U17 dhe është mposhtur 2-0 nga vendasit e Austrisë në miqësoren e dytë. Ndërsa këtë herë ka reaguar mirë përballë një kundërshtari të fortë dhe me shumë talente.

“Ishte një testim që i shërbeu mjaft skuadrës, sepse u ballafaquam me një kundërshtar të një niveli të lartë. Do të na shërbejë në të ardhmen si analizë dhe si eksperiencë”, mësohet të ketë thënë trajneri Mustedanagiç pas ndeshjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: