VATIKAN

Papa Françesku i ka dërguar një mesazh popullit shqiptar pas tërmetit që godoti vendin. “Shqipëria ishte vendi i parë evropian që doja të vizitoja. Populli shqiptar ka vuajtur shumë gjatë këtyre ditëve. Jam pranë familjeve të viktimave, lutem për të vdekurit, të plagosurit.

Zoti e bekoftë këtë popull të cilin e kam shumë përzemër.”-kështu është shprehur Papa Françesku gjatë meshës në Sheshin Shën Pjeter. Ndërsa sekretari i shtetit të Vatikanit Pietro Parolin i ka dërguar presidentit Meta një telegram në emër të Papa Françeskut, ku shpreh ngushëllimet e përzemrta për të gjithë ata që janë prekur nga kjo katastrofë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: