MAQEDONI- Në sallën sportive në Poroj të Tetovës është shlyer mbishkrimi “Makedonija” dhe në vend të saj qëndron flamuri kombëtar me shqiponjën dykrenare.
Projekti i sallës ishte realizuar si pjesë e projekteve qeveritare të udhëhequra nga agjencia qeveritare për rini dhe sport, duke u ndërtuar dhjetëra salla sportive në vendbanime rurale dhe ubrane të vendit, raporton Ina.
Në të gjitha këto salla, në një pjesë të murit, ishte shkruar mbishkrimi gjigand “Makedonija”, ndërsa të gjitha pjesët e sallës përmbanin ngjyrat kuq dhe verdh, duke simbolizuar ngjyrat e flamurit shtetëror. Por, pas disa viteve të realizimit të sallës në Poroj dhe mbishkrimit të ngjajshëm, ditëve të fundit nuk qëndron më ky mbishkrim.
(d.d/BalkanWeb)