BEOGRAD- Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar për rastin e një videoje të shpërndarë në mediat serbe. Ai ka deklaruar se nuk është ndaluar njëri  nga autoritetet serbe siç pretendohet në media.

Deputeti Ndreu ka theksuar se dy shoqëruesit dhe miqtë e tij kanë dalë nga makina për të bërë një foto para parlamentit serb, duke bërë edhe shqiponjën. Ai shton se personalisht ka qëndruar brenda në makinë dhe përgënjeshtron lajmin e bërë publik nga mediat, të cilat raportuan për një ndalim të deputetit.

“Dua të sqaroj publikun në lidhje me një lajm të dhënë sot nga kazani mediatik, që sipas tyre qenkam ndaluar në Serbi nga policia.Të nderuar qytetar ju siguroj që është një lajm i rremë dhe i tjetërsuar nga pseudoportalet tona të famshme.

E VERTETA ËSHTË KJO:Dy miqte te mi kane dale nga makina per të bërë foto para parlamentit të Serbisë dhe kanë bashkuar duart duke berë simbolin e shqiponjes. .

Unë personalisht kam qëndruar në makinë dhe nuk kam zbritur fare. Kam parë më pas duke levizur ca gazetarë dhe stafin e sigurisë së parlamentit. Madje, ata më treguan edhe se çfarë ndodhi. Jemi sqaruar aty në moment, pa asnjë incident dhe kemi vazhduar rrugën tonë. Nuk është ndaluar askush, aq me pak une !Më vjen keq ta them por është e turpshme të shkruhet se deputeti Pjerin Ndreu është ndaluar apo ka bërë shqiponjën tek parlamenti i Serbisë pë të provokuar. Nuk e kuptoj sa të pacipë janë gazetarët tanë që e deformojnë në këtë formë ngjarjen”, shkruan Ndreun.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb