TIRANË

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është përfshirë në debatin për monumentin e Shqiponjës tek rreth rrotullimi tek Dogana që u hoq për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re.
Duke iu referuar fjalëve të kryeministrit Edi Rama, Shkëlzen Berisha propozon meqë shqiponja është vulgaritet, të zëvendësohet në flamur me një pikturë të Ramës.

“Meqë shqiponja është vulgaritet, propozoj ta zëvendësojmë në flamur me një nga pikturat fine të Ramës”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Shkelzen Berisha
Shkelzen Berisha

Shqiponja, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012, ndërsa u hoq dy ditë më parë pasi në vendin ku qëndronte do të bëhet mbikalim. Pas kësaj nga opozita pati reagime të shumta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb