Mijëra qytetarë në Shkup kanë protestuar para qeverisë së Maqedonisë, duke kërkuar drejtësi dhe dorëheqje të qeverisë aktuale. Ata janë revoltuar pas asaj që kanë dëgjuar gjatë të martës pas publikimit të “Bombave” të Zaevit, ku dëgjohej biseda që inkriminon policinëse ka fshehur vrasjen e të riut 21 vjeçar MartinNeshkovski.

Qytetarët për të shprehu mllefin e tyre janë mbledhur para qeverisë së Maqedonisë duke thirrur, “Dorëheqje”, “Vrasës”, “ikni” , “Drejtësia do t’iu gjejë edhe juve”, “Protestojmë kundër kësaj garniture shtetërore” që sipas tyre e “vrau të riun MartinNeshkovski”. Ata gjithashtu gjatë gjithë kohës lëshonin bisedat e incizuara nga përgjimet, ku flet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski.

Jankullovska nuk mendon për dorëheqje
Ndërkohë ministrja e punëve të brendshme të Maqedonise Gordana Jankullovska, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.

“Sot sërish duke luajtur me emocione në mënyrë më brutale duke e keqpërdorur vdekjen tragjike të një djaloshi të ri, për të cilën nuk ekziston njeri që nuk ndjen dhimbje dhe nuk është prekur nga ky rast, u dëshmua se për të arritur një qëllim politik është i gatshëm të bëjë çfarëdo konstruksione monstruoze, skenarë të zi dhe manipulime më të egra.”, tha Jankullovska.
Në grupin e të mllefosur kishte edhe polic, njëri prej tyre gjatë protestës ka lëshuar vendin etij të punës dhe i është bashkëngjitur protestuesve. Ky gjest i policit është mirëprit nga masa.

Sinani: Gjendja e krijuar, fal qeverisë
Analisti politik nga Maqedonia Arsim Sinani, tha për “Bota sot” se gjendja e rëndë e krijuar në Maqedoni, është pritur për shkak të rrugës të cilën e ka ndjekur politika në këtë vend. Sipas tij, Maqedonia ka nevojë për ndryshime të mëdha dhe vendosje të demokracisë së mirëfilltë.

“Kjo gjendje është pritur për shkak se pushteti aktual është i komprometuar dhe çka është më e keqja nuk e pranon dorëheqjen dhe hapjen e rrugës një qeverie kalimtare. Në fakt në vend ku demokracia nuk funksion qytetarët e vetëdijshëm i japin kahje. Në Maqedoni kjo po ndodh qytetarët kërkojnë që institucioneve t’ia kthejnë demokracinë në mënyrëdemokratike. Maqedonia po hyn në një proces e kjo është ndërrimi i pushtetit autokratik që ka uzurpuar gjithçka”, tha Sinani.
“Ky pushtet nuk deshi të largohet butë, tani qytetarët do e detyrojnë. Ky pushtet mund të përdor dhunë edhe në vazhdim për të shuar revoltën qytetare. Por një gjë është e sigurte se tani qytetarët e dinë se me kë kanë punë”, tha Sinani.

Mehmeti: Protesta e sotme mesazh për qeverinë
Ndërsa, analisti politike Ibrahim Mehmeti, tha për “Bota sot” se fakti se protesta ishte shumë spontane , tregon shumë.
“Nëse e kemi parasysh se sa të forta dhe gjithëpërfshirëse janë mekanizmat e kontrollit qeveritare, vete fakti se ndodhin protesta spontane, qytetare, ka domethënie të veçante. Këto protesta janë rezultat i revoltës ndaj keq bërjeve të qeverisë të cilat i zbardhi lideri i LSDM-së, ZoranZaev dhe kjo mund të pritej, mirëpo forca me të cilën shprehet revolta sinjalizon se pakënaqësia është shumë më e gjerë. Nga kjo mund të supozojmë se në periudhën që vjen mund të ndeshemi më procese që mund të sjellin edhe ndryshime me rrënjësore në Maqedoni. Kuptohet se e tërë kjo do të varet edhe nga aftësia e opozitës për ta udhëhequr këtë proces ”, tha Mehmeti.

Në protestë kundër qeverisë kanë dal jo vetëm qytetarët maqedonas por edhe ata shqiptar, dhe flamujt e të dyja komuniteteve janë bashkuar .

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: