Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) do të çelë sot, më 3 prill 2025 ekspozitën fotografike “Shqiptarë të panjohur” të artistit Ben Blushi. Ekspozita do të prezantohet në hollin protokollar të Kryeministrisë në orën 19:00, ku pritet të marrin pjesë personalitete nga bota e artit, kulturës dhe medias.
“Në kërkim të çastit dhe të një fotografie më të mirë, do vazhdoj të eci duke e drejtuar aparatin tim mbi portretet e njerëzve të panjohur. Prandaj dhe kjo ekspozitë quhet ‘Shqiptarë të panjohur’, si një shenjë mirënjohjeje për këta njerëz që më mësuan të fotografoj”, shprehet Blushi.
Ekspozita sjell një perspektivë të re mbi portretet e njerëzve të zakonshëm, duke i vënë ata në qendër të vëmendjes përmes objektivit të artistit.
