Policia e Shtetit italian ka arrestuar 32-vjeçarin, Abdrerrhamane Moussaid, nga  Maroku, si përgjegjës  për përdhunimin e një shqiptareje, 10 vite më parë.

Mediat italiane shkruajnë se ai  nën posedimin e  një pasaportë marokiene, është kapur në flagrancë teksa vizitonte zonën Schengen për motive turistike, ndërsa  në shtetin italian rezultonte i dënuar me të paktën 5 vite, 8 muaj dhe 6 ditë burg.

Dënimi ishte marrë në vitin  2012 për akuzën e përdhunimit në grup dhe rrëmbimit, nga vetë marokieni në 18 dhjetor para 10 vitesh në dëm të një shtetase shqiptare.

Vajza, në dëshminë e saj për atë natë deklaroi tha se ishte afruar me një mashkull të huaj, ndaj të cilit kishte një tërheqje seksuale. Ndërsa 32-vjeçari, në atë kohë pasi e mori në makinë, doli me një justifikim dhe papritur hapi bagazhin.

Brenda bagazhit ishte fshehur një mashkull i dytë i huaj dhe të dy së bashku detyruan viktimën të kryejë marrëdhënie seksuale.

Pas dhunës, të dy burrat plaçkitën vajzën duke i marrë edhe disa sende, duke përfshirë unazën e dasmës, dhe më pas u arratisën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: