Mollë sherri për konkurrimin e ashpër mes Luikersteenweg dhe Sint-Truiden, është bërë se fundmi shtëpia publike e njohur me emrin “Chaussée d’Amour”, ku punojnë prostituta të cilat u shërbejnë klientëve me vetëm 25 euro.

Gjithnjë e më shumë shtëpitë e prostitucionit po bien në duart e shqiptarëve dhe turqve në qytetin Sint-Truiden, në Belgjikë përfshirë këtu edhe një nga shtëpitë më të famshme publike “Chaussée d’Amour”, raportojnë mediat belge.

Konkurrenca e ashpër në qytetin belg Sint-Truiden ka bërë që prostitutat nganjëherë t’i ofrojnë shërbimet e tyre për vetëm 25 euro.

mediat belge per prostitutat

Mediat belge bëjnë të ditur se shumica prej këtyre “bizneseve”, janë në kundërshtim me rregullat vendase. Policia e Sint-Truiden po kryen kontrolle javore mbi lejet e punës dhe kushtet e punës për vajzat shqiptare. Kjo çoi në mbylljen e detyrueshme të një bordelloje vitin e kaluar.

Aktualisht, janë dhënë 42 leje për shtëpitë publike në këtë qytet. Kreybashkiakja Veerle Heeren dëshiron të forcojë politikën e licencimit për këto subjekte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb