Disa shtetas shqiptarë kanë dhuruar gjak për bashkatdhetarët e tyre në nevojë, që kurohen në spitalet greke. Banka e Komunitetit Shqiptar në Greqi është e treta, pas asaj të shqiptareve të Selanikut dhe Shoqatës së Korinthit, me ndryshimin që përmes kësaj banke do të mbulohen kërkesat e pacientëve shqiptarë në çdo spital të Greqisë e jo në një zonë të caktuar.
29345586_411520312607144_139979841_n
Sot është zhvilluar dhurimi i parë në ambientet e Federatës në bashkëpunim me spitalin e madh shtetëror Evangjelismos, ndërsa të gjithë shqiptarët në Greqi që dëshirojnë të kontribuojnë mund të drejtohen në çdo spital shtetëror çdo ditë, e të dhurojnë gjak për Bankën e Komunitetit Shqiptar në Greqi me numër 14528.
29134923_411520279273814_1697500986_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: