Shqiptarët nga e mbarë bota vazhdojnë që të japin kontribut të çmuar për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Ata po dhurojnë para në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” nga mbarë shtetet europiane. Shqiptarët nga Anglia kanë dhuruar plot 45 mijë paund.

Kontribuesit kryesorë të kësaj shume janë Enxhi Hoxha, studente shqiptare në Britani, babai i saj Niman Hoxha, tre biznesmenë të thjeshtë dhe plot 270 donatorë të tjerë shqiptarë.

Nëna e Enxhi Hoxhës mori live në telefon në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe tha se janë mbledhur deri tani 45 mijë paund, kurse kontributi vazhdon.

Jam nëna e vajzës. Unë iu përshëndes për kontributin tuaj ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti. Siç e thotë vajza, ne jemi të tre donatorë, e me ndihmën e disa biznesmenëve shqiptarë kemi mbledhur këtë kontribut të çmuar. Janë aktualisht 45 mijë paund, kurse janë duke u mbledhur edhe para në vazhdim. Duke parë se njerëzit e kanë humbur besimin tek politika, dëgjuesit e radios që kemi ne në Angli kanë vendosur të kontribuojnë tek ju. Vajza ime me shpirt ka bashkëpunuar me të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu në Angli. Ne jemi me origjinë jemi tropojanë., tha nëna e studentes Enxhi Hoxha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb