ITALI– Tre shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë  italiane gjatë një operacioni pranë zonës së Aprilisë.

Sipas mediave  fqinje,  njëri prej shqiptarëve ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit policia  ka sekuestruar një sasi të vogël droge,  por edhe një armë, e cila dyshohet së është vjedhur në qytetin e Romës.

Sakaq, policia ka zbardhur edhe emrat e shqiptarëve, të cilët tashmë janë në pranga të policisë  dhe do të hetohen për akuzat që rëndojnë mbi ta. Ndërsa, shqiptari tjetër i shpallur në kërkim nga autoritetet e Greqisë do t’iu dorëzohet autoriteteve greke. Të arrestuarit janë: Altin Rakipi, Alfred Shehaj dhe Elton Qerretia.

Prej kohësh policia italiane ka vijuar kontrolle të imtësishme në në rrugë, lagje, qytete, ndërsa nuk kanë qenë të paktë shqiptarët e arrestuar në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve nakrotike në vendin fqinj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb