Diaspora Shqiptare në Amerikë ka nisur një peticion për të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Peticioni i është drejtuar edhe Presidentit të SHBA, Donald Trump, Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, dhe gjithë administratës e ligjvënësve amerikanë.

Peticioni është firmosur dhe nga ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, i cili shkruan se ka firmosur në emër të së ardhmes së Shqipërisë.

Duke ftuar të gjithë shqiptarët të firmosin peticionin, Demiraj shkruan se kjo nismë duhet të shërbejë si një votë plebishitare, mbarëkombëtare e shqiptarëve të lirë dhe patriotë, që nuk blihen dot me miell dhe para droge.

“Të nderuar bashkëatdhetarë të dashur! Ju bëj thirrje që të merni 5 minuta nga koha Juaj, për të lexuar Peticionin e Diasporës së Shqiptarëve në Amerikë drejtuar Presidentit të SHBA-ve SHTZ Donald J. Trump, Sekretarit të Shtetit SHTZ.

Mike Pompeu, Administratës dhe ligjvënësve Amerikanë në të njëjtën kohë duke ushtruar të drejtën kushtetuese si qytetarë dhe taksapagues amerikanë, për ta firmosur këtë peticion i cili do t’i shërbejë të ardhmes demokratike të Shqipërisë. Çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë dhe demokratike duhet ta firmosë këtë peticion.

Duke patur parasysh që zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri nuk realizohen, atëherë le të shërbejë ky peticion si një votë plebishitare, mbarëkombëtare e Shqiptarëve të lirë dhe patriotë (të cilet si blen dot me miell dhe me para droge Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Vangjush Dako & Co) kundër qeverisë më të korruptuar dhe antishqiptare në histori dhe shëmbëlltyrës së diktaturës komuniste. Unë e firmosa në emër të së ardhmes së Shqipërisë. DD. Michigan, USA”, shkruan Demiraj.

Demiraj
Demiraj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb