Shqiptarët në të gjithë botën u ndjenë shumë krenar gjatë Botërorit teksa dy futbollistët me origjinë shqiptare të Zvicrës, Xhaka dhe Shaqiri, shënuan golat e fitores me përmbysje kundër Serbisë dhe i festuan ata duke bërë simbolin e shqiponjës.

Dy muaj pas këtij gjesti dhe pas shumë përplasjeve në federatën zvicerane futbollistët me origjinë shqiptare kanë kërkuar falje. Së bashku me ta edhe Stephan Lichtsteiner, i cili gjithashtu bëri simbolin e shqiponjës në mbështetje të shokëve të skuadrës.

Gazeta “Blick” shkruan se Xhaka është shprehur: “Do isha budalla nëse do ta bëja edhe një herë. Nuk ka për të ndodhur më.”

Lichtsenier: “Kërkoj ndjese, nuk dua të prek ndjenjat e askujt.”

Ndërsa këto janë fjalët e Shaqirit: “Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit që shikojnë ndeshjet nëpër male, ndjehen të ofenduar.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb