LONDËR, BRITANI E MADHE


Romani i fundit erotik shkruar nga britanikja El James ka shkaktuar reagim diplomatik, pasi ambasadori i  Shqipërisë në Britani Qirjako Qirko ka reaguar për portretizimin që iu bëhet në libër shqiptarëve.


Libri i ri i “Fifty Shades of Gray”, “The Mister”, përshkruan një pastruese të varfër shqiptare si viktimë e gangsterëve dhe trafikimit seksual, të cilët mrekullohen nga jeta në Britani të Madhe. Ambasadori Qirko shprehet se libri krijon perceptime shumë netive mbi shqiptarët, duke i bërë ata si “kriminelë primitivë” e krijon perceptime negative mbi etninë shqiptare.


Qirjako Qirko, duke folur për “The Tepegraph” tha se personazhët shqiptarë në libër janë arealë. “Më vjen keq që ekziston i tillë roman që krijon perceptim negativ për vendin tim. Shqiptarët janë njerëz më të mirë dhe më miqësorë nga se portretizohen në atë roman. Qirko u shpreh se ka më shumë se 120 mijë shqiptarë në Britani dhe sigurisht që ka individë që kryejnë krime, por nuk mund të përgjithësosh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në libër ka një personazhe shqiptare që quhet Alesia Demaci, e cila punon si pastruese në një shtëpi aristoktratike britanike. Alesia, sipas historisë së librit, u trafikua në Britaninë e Madhe. Ajo gjithashtu përballet me presion të dhunshëm të babait të saj për t’u martuar me të fejuarin e saj, i cili dëshiron që ajo të jetë një ‘grua tradicionale shqiptare’, raporton “Daily Mail”.

“Bosët shqiptarë të turizmit janë përpjekur të rrisin reputacionin e vendit me një fushatë të titulluar “Taken By Albania’”. Titulli është një referencë ndaj filmit “Taken” në të cilën vajza e Liam Neeson është rrëmbyer nga kontrabandistët shqiptarë. Zyrtarët e turizmit pranojnë se Shqipëria është parë si një parajsë për banditë, kriminelë dhe gangsterë në kulturën popullore. Por ata këmbëngulin se reputacioni i vendit është ‘tërësisht i pavërtetë’, duke thënë se Shqipëria është një vend “i bukur dhe tepër i sigurt për të vizituar dhe jetuar”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb