Vajza 16 vjeçare e familjes nga Pogradeci që u bë më shtëpi, Ina ishte e ftuara speciale në studion e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Moderatorja Ola Bruko dhe Elvis Naçi e quajtën vajzën heroinë, pasi ajo e vetme kujdeset për familjen e saj.

Ina u shpreh se amaneti i babit u çua deri në fund. “Unë e di se ai sot është i kënaqur se unë e çova amanetin e tij deri në fund, por vetëm me ndihmën tuaj dhe të shqiptarëve”,- thotë Ina.

“Jemi edhe ne shumë të lumtur, ju Ina dhe fëmijët jeni të pafajshëm, jeni të gjithë heronj, ja keni dalë por nuk jeni përkrahur shumë nga shoqëria. Ti je shumë inteligjente, jam i sigurt që do bëhesh infermiere. Ti do të na telefonosh dhe ne do të jemi në krahun tënd”,- tha Elvisi.

Ina u shpreh se nuk e priste që ditën që u kthyhen në Pogradec ata do të bëheshin me shtëpinë e re .

“Nuk e besova dot, kur u futëm në banesë unë prisja që të vinin miqtë por pastaj ju më thatë që ishte apratamenti ynë. Ne prisnim të ktheheshim tek ferri ynë, por shqiptarët na kishin çuar në parajsë” u shpreh Ina në studion e emisonit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb