Sonte në mbrëmje në emisionin “N’Kosovë show”, i cili transmetohet në “News 24” qytetarët e Kosovës janë duke kontribuar për të prekurit nga tërmeti në Durrës dhe në Thumanë.

Pas thirrjes së Elvis Naçit, të Muzik, por edhe personaliteteve të tjera artistike e në fusha të ndryshme, shqiptarët janë përgjigjur pozitivisht ndaj kësaj thirrje.

Shumë shqiptarë, që jetojnë në Kosovë, në Zvicër, në diasporë kanë dhënë kontribute të çmuara për të prekurit. Disa prej tyre kanë dhënë 500 euro, dikush 2000 franga, 300 franga, 5000 franga, madje ka pasur edhe nga ata që kanë dhënë 7500 euro etj. Shqiptarët janë shprehur se janë në solidaritet me sivëllezërit e tyre në Shqipëri.

Imami Elvis Naçi tha se me këto kontribute Thumana mund të ndërtohet për 9 muaj deri në një vit. “Unë po gëzohem pa masë që shqiptarët po japin kaq shumë kontribut për të prekurit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb