Më shumë se 2 muaj pas ngjarjes në një pikë bastesh në Itali ku mbetën të vdekur dy shqiptare, duket se policia italiane është drejt zbardhjes.

Më 2 nëntor rreth orës 3 të mëngjesit, Albert Jakupaj, Aramit Ismajlukaj dhe Mretjev Ismajlukaj tentuan të digjnin një pikë bastesh në sheshin Calvi në qytezën Liguria, Itali. Në tentativë e sipër, një nga kanaçet me benzinë që do përdoreshin për t’i vënë flakën lokalit, i shpërhteu Albert Jakupajt në dorë, duke e lënë atë të vdekur në vend ndërkohë që u plagos shumë rëndë bashkëkombasi tjetër i tij Aramit Ismajlukaj, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë.

Por policia italiane ka dyshime të forta se pronarët e kësaj pike bastesh kishin porositur shqiptarët në mënyrë që të bënin një atentat të rremë për vrasje që të përfitonin siguracion nga shteti.

Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar Mucciolo Michele dhe Alessio Alberigo, dy nga tre pronarët e pikës së basteve “Eurobet e Imperia”, shkatërruar në sulmin e 2 nëntorit 2015.

Në burg përfundoi edhe Mretiev Ismajlukaj, kushëriri i njërit prej dy shqiptarëve që ndërruan jetë. Kohët e fundit ky u lirua sepse vendosi të bashkëpunojë me hetuesit. Më shumë detaje priten në orët e ardhshme shkruajnë mediat italiane.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: