PERUGIA

Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë të moshës 25 vjeç nën akuzën e posedimit të drogës.

Shqiptarët e prangosur janë kapur me 12 gram kokainë, tre telefona celularë dhe 130 euro, para që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e veprimtarisë kriminale, shkruajnë mediat italiane.

Të rinjtë u ndaluan nga oficerët e policisë të Italisë. Ata do të ndiqen penalisht, kurse është dhënë urdhër për dëbim të tyre nga territori i shtetit të Italisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb