Dy të rinj shqiptarë kishin filluar një “biznes” në tregtinë e kokainës në Ankora dhe në periferi të zonës. Mirëpo, duket se “biznesi” i tyre ka përfunduar, pasi policia i ka pikasur, ndjekur dhe më pas arrestuar dy të rinjtë nga Shqipëria.

Prej disa kohësh policia ka ndjekur lëvizjet e tyre të dyshimta midis Komunave të Chiaravalle, Montemarciano dhe Falconara, ku ata kishin filluar një tregti të lulëzuar të kokainës. Pasditen e djeshme, të dy shqiptarët u panë duke dalë nga një makinë e parkuar në buzë të rrugës Clementina që të çon nga fshati i Rocca Priora për në Montemarciano, shkruajnë mediat italiane.

Të dy të dyshuarit, menjeherë pasi zbritën nga makina, kanë shkuar drejt një vendi “natyral”, ku fshihnin lëndën narkotike. Pavarësisht “dredhisë” së tyre, agjentët antidrogë arritën të prangosin të dyshuarit. Arrestimi ndodhi vetëm paisi makina e policisë ndoqi të dyshuarit, që tentuan të ikin me makinën e tyre.

Karabinierët sekuestruan sasi të kokainës dhe 200 euro të gatshme. Dy të rinjtë, të moshave 28 dhe 26 vjeç u dërguan në paraburgim dhe se pas dënimit, ata do të depërtohen drejt Shqipërisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb