Shqiptarët sërish portretizohen si kriminelë dhe trafikantë, kësaj here në filmin e regjisorit britanik Gerard Johnson të quajtur “Hiena”. Filmi është realizuar vitin e kaluar, por ka nisur të shfaqet në kinematë botërore gjatë kësaj periudhe.

Filmi flet për një polic të korruptuar, Michael Logan, i cili është përfshirë në aktivitet kriminal në bashkëpunim me dy vëllezër shqiptarë, të cilët interpretohen nga aktoret Orli Shuke dhe Xhevat Kelmendi. Dedektivi Logan është ndërmjetësi mes mafies shqiptare dhe asaj turke për të mbyllur marrëveshje fitimprurëse në favor të tij, në trafikun e drogës.

Rolin e një prej vëllezërve mafiozë Kabashi e luan Orli Shuke, ndërsa gruaja e tij luan po në këtë film në rolin e Nikolës. Vëllain tjetër Kabashi e luan Xhevat Kelmendi.

Çfarë vijon, me ritëm të shpejtë, është një histori e hakmarrjes, tradhtisë dhe hierarkisë se krimit urban. Wall Street Journal që shkruan mbi këtë film, i vë theksin faktit të kriminalizimit të shqiptarëve në filmat e kohëve të fundit.

Tashme ne kemi “Hiena”, që pasqyron shqiptarët me një ‘furçë’ veçanërisht të zezë. Por a janë të vetëm shqiptarët?”, ngre pyetjen Wall Street Journal. Sipas kësaj gazete, në vitet ‘60-‘70, djemtë e keqin ishin rusët, në vitet ‘80 ishin jugosllavet, ndërsa ne vitet ‘90 janë shqiptarët.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: