GREQI- Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë të përfshirë në trafik droge dhe prostitucion në Athinë. Njëri prej tyre, një 21­-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet se kishte mashtruar përmes Facebookut një 24–vjeçare, për t’a shfrytëzuar më pas si prostitutë në Greqi.

Sipas mediave, djemtë e kishin detyruar vajzën të kryente marrëdhënie seksuale me një klient, për 200 euro. Gjatë kontrollit në apartamentin e tyre në qendër të Athinës, shqiptarëve iu gjeten 162 kg marijuanë, 8.570 euro, një peshore precizioni, 9 celularë dhe një automjet.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb