Kryeministri Edi Rama, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale pas takimit të zhvilluar në Pogradec që ka zgjatur prej 9 orësh, është shprehur se opozita aktuale nuk ka arritur të sfidojë kurrë mazhorancën.
Megjithatë ai e ka pranuar se protesta qytetare që po vijon prej tashmë 86 ditësh, ku thirrja dhe kërkesa kryesore është dorëheqja e tij, ka qenë e vetmja që ka sfiduar realisht këtë qeveri.
“Gjithçka ka ndodhur ka gërryer shtatin e lumit të qeverisjes dhe raportit të qytetarët me qeverisjen, por në këtë vorbull këta që do të dalin më të fortë është qeveria dhe qytetarët, sepse qeverisja do të përmirësohet dhe jo thjeshtë sepse duhet të përmirësohet ndryshe nuk ka pse vijon. Ka qenë një dhuratë kjo që ka ndodhur pasi nuk kemi pasur një opozitë të na sfidojë realisht, por e ka bërë protesta”, tha ai.
