Elvisi u rikthye me miq tek familja Buzi. “Sot nuk ka më lot, kemi ardhur me miq, zotëria është shqiptar nga Kosova, jeton në Gjermani, ky është djali i tij. Ne po bashkohemi të gjithë bashkë.

https://youtu.be/Su4DTflr2Ko

“Falë Elvisit dhe emisionit, ne jemi të gjithë shqiptarë. Sot largoheni nga këtu. Situata është shumë e keqe. Nga sot hidhi të gjitha, tani do shkojmë ta shikojmë banesën e re” Avdi Tafilaj.

Tashmë familja Buzi pa për herë të parë shtëpinë e re. Emocionet janë të forta pas ferrit që kanë përjetuar për 17 vjet me rradhë. Banesa është e madhe dhe e ngrohtë, fëmijët tashmë kanë dhomën e tyre. “Ka ndodhur një gjë e mrekullueshme që shqiptari ynë nga Kosova ka çdo punë dhe erdhi këtu për ta inauguruar këtë shtëpi bashkë me ne. Duam që ky model të vazhdojë gjithmonë” tha Elvisi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb