Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” publikoi para disa javësh historinë e trishtë të Alesias në fshatin Stroskë të Prenjasit.  Alesia është një vajzë 11 vjeçare, mjaft e zgjuar. Dëshira e saj më e madhe është që të studiojë, në shkollë është e dalluar dhe nuk ka munguar asnjë ditë edhe pse gjendja e saj shëndetësore e pengon të jetë si gjithë bashkëmoshataret e saj. Vajza nuk mund të ecë dot.E ëma e saj Zhaneta sakrifikon që vajza të shkollohet Çdo ditë e merr në krahë dhe e çon në shkollë.

https://youtu.be/CSNLU8Tk7VM

“Nuk kemi mundësi ekonomike ta dërgojmë vajzën në shkollë. Vetëm KEMP-in kemi dhe një ndihmë të vogël ekonomike si burim të ardhurash. Nuk na dalin. E marr në krahë e dërgoj në shkollë. Vajza nuk do të qëndrojë në shtëpi. Është e sëmurë shumë, doja ta kontrolloja në spital. Në Tiranë në spital kam kërkuar por nuk më kanë ndihmuar. Nuk më kanë dhënë shpresë. Dua ti siguroj transportin. I thashë mësueses do ta sjell edhe për provim pastaj nuk mundem më ta çoj në shkollë. Vajza më pa me inat. Në mësime është e para në klasë. Edhe në shi, në acar e çoj në shkollë. Ne nuk kemi bërë asnjë mungesë në shkollë gjithë vitin. Vështirësi ka plot. Edhe kur shkojmë në Tirane mezi lëvizim. Transporti është shumë problem”.

Vetë vajza mes ngashërimave thotë se dëshiron që kur të rritet të bëhet mësuese “Kam nevojë për një makinë që mami mos të lodhet, dua të mësoj që të bëhem mësuese”.

Në studio Elvis Naçi tha se vajza ka nevojë për një kontroll mjekësor të plotë, një makinë dhe një pension pasi dëshira e saj e madhe është të shkollohet. “Shqiptarët për shqiptarët” do ia plotësojnë vajzës këtë dëshirë.

Sidrit Bejleri së bashku me producentin ekzekutiv Ilir Hoxhollin shkuan dhe takuan Alesian në shtepinë e saj. Rruga është e gjatë dhe e vështirë, madje mezi mund të quhet rrugë. Kjo është rruga që e ëma e Alesias bën me vajzën në krahë çdo ditë kur e dërgon në shkollë dhe kur e merr pas mësimit. Rruga ishte sfidë më vete edhe për stafin dhe makinën tip fouristradë.

Sidriti: na keni dhënë një mesazh shumë të madh, sakrifica juaj është e veçantë. Ju e mbani vajzën në kurriz. Ti Alesia je energjia pozitive për mamin tënd. Të gjithë janë habitur Alesia pasi ke treguar vullnet dhe dëshirë të madhe për të shkuar në shkollë, madje nuk ke munguar asnjë ditë në shkollë.

E ëma e Alesias, Zhaneta: vuaj nga veshkat dhe tensioni i lartë, por vajza më jep kurajo për ta çuar përditë në shkollë.

I ati i Alesias: nëse Alesian do ta linim qoftë edhe një ditë pa shkollë, ajo do mërzitej shumë me ne.

Sidriti i thotë Alesias: ti e di që nuk kam ardhur kot deri nga Tirana, kam ardhur këtu pasi ti ke shprehur një dëshirë, the që mamin nuk do ta lodhësh më duke të mbajtur në krahë, ke thënë që nuk do ta detyrosh atë çdo ditë që të më çojë në shkollë, tip o rritesh përditë, ti na the se kishe dëshirë të kishë një makinë për të shkuar në shkollë. Shqiptarët kur të dëgjuan menduan për ty, thanë që edhe pse jeton në mal dhe nuk ka kushte përsëri dëshiron të shkojë në shkollë. Si të duket kjo makina këtu?

Alesia: e mirë…

Sidriti: kjo ështe makina jote! E shikon çfarë bën shqiptarët për ty? Do ia themi edhe mamit këtë lajm të mirë!

Sidriti: atje përjashta keni diçka që do ta zbukurojë ikjen dhe ardhjen nga shkolla

Alesia: tani mami nuk do më mbash më!

Zhaneta: shumë faleminderit!

I ati i Alesias: faleminderit për të gjithë ata që kontribuan

Sidriti: kursin për lejen e drejtimit do ta mbulojë fondacioni “Firdeus”.

Zhaneta: nuk po gjej fjalët për tu falenderuar, më është hequr një barrë e madhe

Ilir Hoxholli: nuk ke mbajtur vetëm Alesian në kurriz, ke mbajtur dëshirën për dije që ka Alesia. Ky popull është I etur për të ecur përpara. Alesia e meriton makinën.

Sidriti: kjo vajzë e vogël i ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm fëmijëve tanë dhe fëmijëve të shqiptarëve kudo që janë.

Alesia: të mësojnë sa më shumë…tani do më bësh një xhiro?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb