Erjona bashkë me tre fëmijët e saj u vizituan nga Ola Bruko dhe Fatma Naçi.

Ola: Sa vite ke që jeton këtu?
Erjona: Tre vjet
Fatma: Po të ardhurat e tua?

Erjona: Unë marr 60 mijë lekë të vjetra në muaj, djali Rei fiton pak qindarka duke mbledhur bakër.
Ola: Po ti Rei nuk shkon më në shkollë?
Rei: Kam dy javë që nuk shkoj, dal mbledh kanaçe i mbledh dhe i shes.
Ola: Sa i shet?

Rei: 2 mije lekë ose 3 mijë lekë të vjetra
Erjona: Rezistoj në këmbë vetëm për këta tre fëmijët e mi. Qaj më dhimbset shumë djali i madh, e kupton çdo gjë. Përpiqet të më ndihmojë. Djalit ça i dhurojnë në shkollë të tjerët i sjell ua jep vëllezërve.

Ola: Sot çfarë ke gatuar?
Erjona: Asgjë, dje më dha komshia dy copa byrekë…
Fatma: Keni dalë ndonjëherë me fëmijët për tu argëtuar?
Erjona: Para Vitit të Ri mu luten të shikonin pemën në shesh, i vogli më kërkoi një lodër motor, nuk ia bleva dot.

Fatma: Po ti Rei çfarë u thua shokëve kur nuk shkon në shkollë?
Rei: U them se jam sëmurë, nuk u tregoj që dal punoj…
Ola: I ke ftuar ndonjëherë shokët në shtëpi?
Rei: Jo nuk i kam ftuar.

Fatma: Çfarë dëshiron ti Rei?
Rei: Të kem një shtëpi.
Fatma: Do dalim tani të shëtisim?

Erjona Me Shtepi Te Re
Erjona Me Shtepi Te Re

Një shëtitje buzëdetit në Durrës dhe disa dhurata të shumë dëshiruara për fëmijët.
Fatma: Falënderojmë xhaxhi Elvisin që i mundësoi këto dhurata, tani do të ikim në një vend tjetër të bukur, atje do na presim disa miq.
Fatma: Erjona ne kishim një porosi nga Elvisi, dëshiron të dish kush janë këta miq që na presin brenda? Po të them diçka, ata miqtë që na presin brenda, janë gjithë shqiptarët…kjo është shtëpia jote!
Erjona: Faleminderit të gjithëve për surprizën
Fatma: Historia jote na ka prekur të gjithë, ti e di që shqiptarët vëne dorën në zemër kur dikush ka nevojë për ndihmë. Ti ke një fillim të ri dhe shpresojmë të kesh një jetë të lumtur!

https://youtu.be/jpiRKQMsiqg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb