Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përpara mbështetësve në turin në Milano, deklaroi se shqiptarët edhe nën komunizëm kthenin antenat nga Italia, vend që e donin edhe nën diktaturë.

Rama shprehet se shqiptarët edhe në vitet 1990 u diskriminuan, ndërsa sot janë qytetarë të barabartë të Europës.

Edi Rama: Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: