Policia greke ka njoftuar se ka dhënë urdhër për ndalimin e grumbullimit të shtetasve shqiptarë të njoftuar nëpër rrjetet sociale se do të zhvillohet në zonën Alimo të Athinës.
BalkanWeb mëson se pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Greqi kanë paralajmëruar zhvillimin e një manifestimi në kryeqytetin grek gjatë të dielës pasdite.
Në njoftimin e drejtorisë së policisë se atikës jug-perëndimore thuhet:
Ndalohet organizimi i takimit dhe grumbullimit e cila është njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për në datën 15-12-2024 në orën 19.00 në rrugën “Koris” në lagjen Alimo nga shtetasit shqiptarë”.
Përflitet në rrjetet sociale për një takim të komunitetit shqiptar në Greqi, ku do të hidhen me gjasa parrulla patriotike shqiptare, do të përdoren flamuj shqiptarë dhe me gjasa do të ketë edhe thirrje antigreke.
Autoritetet greke druhen se nga shpalosja e simboleve kombëtare nga shqiptarët do shkaktohet nxitja e ekstremistëve grekë, gjë e cila mund të çonte në përplasje.
(BalkanWeb)