Apeli i prindërve të 14-vjeçarit Renis Muça i aksidentuar në 17 korrik 2019 është dëgjuar. Nga spitali i Traumës prindërit e tij kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin, që të bëhet transporti.

Naci 1
Naci 1

Pas këtij apeli, fondacioni “Firdeus” gjeti mundësinë e avionit ambulator. Elvis Naçi nga emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” tha se tashmë janë depozituar edhe 5 mijë euro për kurimin e tij.

Elvisi i tha emisionit “Stop” se merr përsipër sigurimin e avionit sanitar për Renisin duke iu bashkuar thirrjes drejtuar shqiptarëve për ndihmë nga nëna e 14- vjeçarit që ndodhet në spital që prej aksidentit më 17 korrik 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb