NGA AURORA GOLEMI

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” kapërceu kufirin dhe sërish u rikthye në Gostivar të Maqedonisë. Kush dëgjoi historinë e dhimbshme të Zinepit të premten e kaluar në “News24” e kishte të vështirë të mos përlotej me dramën që ajo po përjetonte. Mesazhet ishin të shumta për këtë vajzë.

Mesazhet për këtë vajzë kanë qenë të shumta, por më të fortat kanë qenë mesazhet e ardhura nga dy gra, të cilët kanë ofruar pas asnjë hezitim të japin veshkën e tyre për Zinepin nga Gostivari.
dsgs

hdhdehg
Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye sërish tek Zinep Isemi, por kësaj radhe për t’i falur momente të gëzueshme. Kamera e emisionit e shoqëroi në një supermarket ku ajo bleu ushqimet aq të munguara në sofrën e saj të varfër. E më pas ndalesa e radhës ishte farmacia ku ajo bleu medikamentet për veshkën.

Por jo vetëm kaq. Zinepit iu dorëzuan çelësat e banesës së re, dhe një buqetë me lule me një shënim nga Elvis Naçi. “Banesa është dhuruar me shumë dashuri për Zinepin”.

Kjo ishte padyshim dita e saj e parë e një jete të re, plot shpresë dhe lot gëzimi.

https://youtu.be/OJVU8v5bN14

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb