Emisioni ”Shqiptarët për Shqiptarët” rinisi sot në orën 21.00 të ndryshuar jetët e shqiptarëve në nevojë, në mbarë trevat shqiptare. Ola, Elvisi dhe Sidrit kanë i gozhduar para ekranit sërish shqiptarët për tu dhënë shprese të pamundurve. Në nisje të emisionit,  Elvis Naçi ka prekur spektatorët pasi foli për babain e tij, i cili ka ndërruar jetë pasi kishte kaluar një periudhë të gjatë i sëmurë. “ Kur shkojnë në shtëpi thotë Elvisi, edhe pse i sëmurë dhe lëngonte nga sëmundja ai më thoshte: ndihmojë këtë rast bir, më ka prekur shumë. Gëzonte si fëmijë kur i shikonte rastet e mbyllura, lumturohej, nuk e kam më, por sot jemi më të fortë e më shumë për hallet e shqiptarëve” tha Elvisi në nisje të emisionit.

https://www.youtube.com/watch?v=eerkhpzXheI&feature=youtu.be

Sezonin e kaluar Elvisi Naçi së bashku me Sidrit Beljerin nuk reshten së ndihmuara ata njerëz që u mungon buka e përditshme.

Kësaj radhe Elvisi tha se premtimi për të ndihmuar me ushqimet bazike 1000 familje të varfëra është përmbushur.

“Shqiptarët janë orientuesit se ku duhet të fokusohemi, kërkesat e shumta për ushqime, familjet e varfera në nevoje te ushqimit, nuk mund te jemi te qete kur ne kemi mundësi te ushqehemi dhe komshiu, farefisi, banori i lagjes, i qytetit, bashkatdhetari jonë.

Është një hap i madh që po ndërmarrim që do të lumturoje jetimin, të sëmurin, të pamundurin, nuk mund të qëndrojmë indiferente me, kjo nisme te cilen e cilesoj “Magazina e Bamirësisë” do t’i bashkoje shqiptaret bashkë” tha Elvis Naçi.

“Magazina e Bamirësisë” është hapur me 60 ton ushqime për shqiptarët në nevojë.

Për ushqimet jemi kujdesur që të jenë cilësore dhe skadenca për çdo ushqim të jetë 2 vjeçare, shton Naçi por gjatë muajit shtator  me rastin e fillimit të shkollës, Elvis Naçi ka shpërndarë edhe artikuj shkollorë sepse varfëria tha si në studio zbutet duke i dhënë mundësi fëmijëve që të studiojnë.

Sakaq  në pallatin e sportit “Farie Hoti” janë shpërndarë çanta me libra, fletore, stilolapsa, dhe shumë artikuj të tjerë shkollorë për të cilat ishte kujdesur deri në detaje Elvisi, të cilin e shoqëronte edhe bashkëshortja e tij Fatma. Pjesa më e madhe e çantave ishte përzgjedhur dhe përgatitur nga vajzat e fondacionit “Firdeus”. “Fëmijët duhet ti bëjnë krenarë prindërit vetëm duke shkuar në shkollë dhe të studiojnë. Ne sot bëmë detyrën qytetare dhe njerëzore”  tha Naçi prindërve dhe fëmijëve të pranishëm.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb