GREQI

Një tjetër sherr me protagonistë shqiptarët ka ndodhur në burgjet greke, këtë herë në Chania.

Sherri ndodhi mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, shkruan gazeta greke “Protothema”. Të burgosurit janë transferuar në spitalin e qytetit. Disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda në trup. Njëri prej tyre ka marrë lëndime më serioze, kurse dy të tjerë janë në gjendje më të mirë.

Konflikti ka nisur kur të burgosurit po hanin vaktin e ngrënies. Kujtojmë se ky nuk është konflikti i parë në burgjet greke. Edhe herë të tjera kanë ndodhur sherre të ngjashme në burgjet e Greqisë, me protagonistë të ngjarjes shqiptarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: