Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laci i ftuar në studion e “Open”, në News24, teksa ka vlerësuar marrëveshjen 3-palëshe për mbrojtjen mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, thotë se ky Traktat ushtarak duhet përshëndetur, por nga ana tjetër sipas tij, shteti që është surprizë është Shqipëria.
“Prej 10 vitesh, Shqipëria ka mbështetur faktorin serb në Ballkan sic ka qenë projekti i “Open Balkan”, që më shumë i ngjante një Jugosllavie të tretë me Shqipërinë si republikë të shtatë. Politika që ndoqi Kurti i dha të drejtë atij për atë që ai shprehu ndaj politikave serbe, imperialiste serbe”, tha Laci.
Sipas tij, kjo marrëveshje tregon se si shtetet anëtare të NATO-s po mendojnë si të mbrohen ndaj shteteve të tjera anëtare por që janë faktorë destabilizues sic është Serbia.
“Prandaj është nismë për tu përshëndetur. Ka dhe një nismë midis Turqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mund të jetë dhe Bullgaria në nismën me Kroacinë. Në këtë aspekt, shqiptarët po kthejnë një faktor stabiliteti në Ballkan. Të jesh faktor duhet të jesh i fuqishëm dhe pa fuqi militare nuk mund të jesh faktor stabiliteti”, tha eksperti i cështjeve ndërkombëtare Marlind Laci.
(Balkan Web)