TIRANE

Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 po trajtohet vrasja e 34-vjeçarit, Arben Gjeçi, nga vëllai i të dashurës së saj, me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore. E ftuar në panel gazetarja Etleva Delia u shpreh se shkaku i vdekjes së  34-vjeçarit, është tentativa për të fshehur ngjarjen dhe më pas vonesa për ta dërguar drejt spitalit.

Ajo shtoi se Gjeci u gjet fillimisht nga disa banorë të fshatit, të cilët e morën në shtëpi në vend që ta dërgonin në spital.

“Policisë i është dashur 48 orë që të kuptonte se bëhej fjalë për një vrasje. Tentativat për të fshehur ngjarjen dhe për ta çuar në spital kanë sjellë vrasjen e 34-vjeçarit. Ai u gjet nga disa fshatarë të cilët e morën në shtëpi dhe mundoheshin ta mbanin ngrohtë se kishte hemorragji.

Pasi janë ballafaquar në polici kanë kuptuar se bëhej fjalë për vrasje dhe tentativa për të fshehur ngjarjen. Të gjithë flasin për një familje të varfër me probleme sociale”, u shpreh ajo.

 Ngjarja

31-vjecari, Esat Cani vrau me mjete të forta 34-vjeçarin Arben Gjecin në bashkëpunim me kunatin e tij Defrim Kurti. Bashkëshorti i 20-vjeçares Elida Cani, Dëfrim Kurti dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj Esat Cani, 31 vjeç. Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen.

Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb