ROMË

Policia italiane ka arrestuar mbrëmë dy shqiptarë, të cilët kanë bërë sherr në një bar në shtetin fqinj.

Shqiptarët kanë bërë sherr me baristët e lokalit, ndërsa pas kësaj, policia u vu në ndjekje të tyre. Një prej shqiptarëve u arrestua në lokal, ndërsa tjetri u kap pas një ndjekje të shkurtër.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja ndodhi në “Clock bar” në “Piazza Cavour” të Romës. Dy shqiptarët janë dërguar tashmë në paraburgim, ku pritet të paraqiten përpara drejtësisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb