Shqiptarët në Itali prej vitesh janë në listën e zezë të autoriteteve italiane për veprime në kundërshtim me ligjin, por gjatë pasdites së djeshme policia në zonën e Lendinara ndihmoi dy shtetas shqiptarë që ishin zhytur në ujë për të ndihmuar një 66-vjeçare që ishte hedhur në kanalin me qëllim vetëvrasjen.

Mediat italiane shkruajnë se falë intervenimit të shpejtë të këtyre “engjëjve kujdestarë”, gruaja u soll në breg. E moshuara mori ndihmën e parë në spitalin e Trecenta dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: