Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka deklaruar se e vetmja forcë politike që mund të çoje Shqipërinë në Europë, është PD-ja.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shprehet se edhe pse kryeministri Edi Rama pretendon sot se vetëm ai mund t’u sigurojë shqiptarëve pasaportën europiane, në 2013 kreu i PS veproi ndryshe.

“Në 2013, kur Bashkimi Europian kërkoi thjesht 3 ligje për të hapur negociatat, ai nuk i votoi. Madje iku nga salla bashkë me gjithë partinë e tij — që mos rastësisht të na afrohej ndonjë integrim. PD atëherë i bënte thirrje të mos na kthente pas. Ai vendosi ndryshe. E mbylli derën, i hodhi çelësin… dhe sot sillet si i vetmi që e ka”, u shpreh Topalli.

Postimi i plotë:
Kur BE kërkonte 3 ligje… ai kërkonte rrugën për të dalë nga salla.
“Vetëm unë mund ta fus Shqipërinë në Europë deri në 2030.”
Kështu thotë sot.
Ironike, apo jo?
Sepse në 2013, kur Bashkimi Europian kërkoi thjesht 3 ligje për të hapur negociatat, ai nuk i votoi.
Madje iku nga salla bashkë me gjithë partinë e tij — që mos rastësisht të na afrohej ndonjë integrim.
PD atëherë i bente thirrje të mos na kthente pas. Ai vendosi ndryshe.
E mbylli derën, i hodhi çelësin… dhe sot sillet si i vetmi që e ka.
Por shqiptarët nuk kanë nevojë për portierë që humbin çelësa, kanë nevojë për vizion, guxim dhe vepra.
Dhe historia flet qartë:
Ishte Partia Demokratike ajo që e futi Shqipërinë në NATO.
Që liberalizoi vizat.
Që e integroi në dhjetëra organizata ndërkombëtare.
Dhe do të jetë po ajo forcë që do ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Jo me fjalë. Me vepra.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb