ZVICER

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 mbajti fjalën dhe shkoi atje ku shqiptarët e kërkuan. Të shumtë kanë qenë bashkatdhetarët shqiptare ne Zyrih te Zvicrës që ftuan dhe mirëpriten Ola Brukon, Elvis Nacin, Sidrit Bejlerin dhe artistin e njohur Mirush Kabashin, për të zhvilluar mes tyre emisionin “Shqiptaret për Shqiptarët”.

Moderatorja Ola Bruko jo pak e emocionuar nga atmosfera krejtëisht shqiptare tha se ndihen e mrekulluar nga publiku i veçantë, i pranishëm në sallë e njëjtë me atë të Tiranës.

“Jemi në Zyrih të Zvicrës, unë nuk jam vetëm, jam me Elvis Naçin, që kaq shumë e ka pritur ky publik, jam me Sidrit Bejlerin dhe Mirush Kabashin” u shpreh Ola.

Ambasadorë i ka quajtur Elvisi shqiptarët kudo që jetojnë, ndërsa Sidriti u shpreh se e kuqja dhe e zeza bashkon shqiptarët kudo në botë. Gjatë emisionit këngëtari Sidrit Bejleri këndoi Himnin Kombëtar, gjë që emocinoi të pranishmit në sallë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb