Një shqiptar ka përplasur me makinë tre adoleshentë në Lamia të Greqisë. Mediat vendase kanë raportuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të Karavomilos, dhe për pasojë një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur. Viktima, së bashku me vëllain e tij binjak dhe dy shokë të tjerë, kanë qenë duke ecur me biçikletë dhe nuk janë parë nga shoferi 40-vjeçar.

Edhe pse të tre adoleshentët janë dërguar menjëherë në spital, 15-vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Aktualisht shqiptari është lënë i lirë, në pritje të hetimit dhe ngritjes së akuzave. Dyshohet se shoferi ka qenë i dehur në momentin e përlasjes, por një fakt i tillë është kundërshtuar me forcë prej tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb