Dy të burgosur që kishin marrë leje nga burgjet e Domokos ditët e kaluara nuk u kthyen kurrë më. Një nga të arratisurit është shqiptar dhe ai ishte dënuar me 9 vjet e dy muaj burg për trafik droge, por edhe një 40 vjeçar polak që kishte vrarë një biznesmen të njohur Mimi Zouganeli në vitin 2010 dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe 20 vjet.

Ndërsa, shqiptari 34-vjeçar kishte marrë një pushim 5 ditësh e duhej të kthehej sot në mëngjes, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ai konsiderohet tashmë i arratisur dhe po kërkohet nga autoritetet, shkruajnë mediat greke. Edhe polaku 40-vjeçar kishte marrë leje, por nuk u kthye.

Polaku, së bashku me të dashurën e tij dhe një bashkëpunëtor tjetër, kishin vrarë biznesmenin e njohur të Mykonos, me qëllim që ta vidhnin.

Vrasja që tronditi kombin grek

Me burgim të përjetshëm dhe 17 vjet burg janë dënuar vëllezërit polak nga ana e Gjykatës së Qarkut Samos dhe 20 vjet burg për vrasjen e biznesmenit 73-vjeçar Mimi Zuganeli në 2010.

Sa i përket të pandehurit të tretë, ai u gjet i pafajshëm për akuzën e vrasjes, ndërsa u gjet fajtor për përfshirjen e tij në grabitje dhe u dënua me 14 vjet burg.Dy vrasësit e kishin goditur biznesmenin për vdekje.  Ata më pas tentuan të hapin kasafortën, ku kishte 1 milionë euro. Biznesmeni u vra dhe më pas policia kërkoi autorët, pasi ishin filmuar nga kamerat e sigurisë.

Grabitësit transportuan viktimën nga kati përdhes në verandën e katit të parë, ku ai u rrah me një objekt të mprehtë në pjesë të ndryshme të trupit të tij dhe u la i vdekur.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb