SPANJË

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin ‘Lanzarote’ në Spanjë, ndërsa po tentonte të shkonte në Irlandë duke përdorur identitet të rremë.

Mediat spanjolle raportojnë për këtë rast, por nuk japin detaje për identitetin e tij.

Pas kontrolleve të kryera rezultoi se shqiptari përdorte emrin e një shtetasi grek dhe për këtë është shoqëruar në rajonin e policisë dhe po merret në pyetje.  Ai ndërkohë mbante me vete edhe dokumentet origjinale.

Capture
Capture

Ajo që cilësohet si lehtësuese për shqiptarin e ndaluar është fakti se nuk rezulton me precedent penal, ndërsa ai do të hetohet për veprën “falsifikim dokumentesh”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: