MAGENTA

Është ende i shtruar në spitalin e Legnanon në gjendje të rëndë 50-vjeçari shqiptar, i cili u dërgua në urgjencë nga një burrë javën e kaluar.


Karabinierët e Magentas, të ndihmuar nga komanda e Abbiategrassos, janë ende duke hetuar për rindërtimin e ngjarjes. Ata identifikuan personin që shoqëronte të dëmtuarin në urgjencë me makinë, i cili është larguar, por vetëm për të shkuar te familja e të plagosurit për t’iu treguar ato që kishin ndodhur.


Pra, viktima nuk është braktisur. Karabinierët priren të përjashtojnë një incident keqdashës, duke përqendruar vëmendjen në një aksident gjatë natës. Dyshohet se 50-vjeçari ka mbetur i plagosur pas një aksidenti në punë, dinamika e të cilit ende nuk është sqaruar.


Hetuesit gjithashtu kanë konstatuar se incidenti ka ndodhur në Boffalora sipër Ticinos, ndërsa viktima jetonte në zonë. Mbeten mister rrethanat dhe arsyet e incidentit.

Pasi u ekzaminua nga mjekët e urgjencës së Fornarolit, ai menjëherë u transferua në Repartin e Neurokirurgjisë në Legnano ku mjekët ruajnë prognozën konfidenciale. Hetimet e karabinierëve po vazhdojnë për të kuptuar dinamikën e asaj që mund të ketë qenë një aksident në punë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb