ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga të policisë  pasi ka tentuar të grabisë një shtetase italiane përmes dhunës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Acilia.  Shqiptari i arrestuar ka goditur me grushte në kokë 27-vjeçaren me qëllim për t’i grabitur portofolin dhe sendet me vlerë, ndërsa kjo e fundit ka rënë pa ndjenja në tokë.

Sipas mediave fqinje, shqiptari 23-vjeçar është vënë në pranga pas një telefonate, e cila kishte mbërritur në sallën operative  nga një dëshmitar që kishte parë ngjarjen, përcjell “ilfaroonline.it”.

Menjëherë pas kësaj, policia ka zbarkuar me shpejtësi në stacionin ku ndodhi ngjarja duke prangosur të riun shqiptar, ndërsa italiania është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore .

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb