TORINO, ITALI


Një shqiptar u përfshi në sherr të ashpër me një pronar italian të një bari në Torino. Shqiptari 32 vjeç, pasi kishte nisur të zihej me fjalë me italianin, e ka “ftuar” atë për sherr jashtë lokalit.


Pas kësaj, 32-vjeçari ka nisur ta gjuajë me thikë italianin, duke i shkaktuar lëndime serioze. Sherri ka nisur pasi shqiptari më herët kishte pasur një konflikt me mikun e italianit, shkruajnë mediat e vendit fqinj.


Policia italiane identifikoi agresorin dhe e arrestoi atë. Mbi shqiptarin e dhunshëm bien dy akuza. Ata janë: “tentativë vrasjeje” dhe “posedim i sendeve të paligjshme”.

Kjo pasi gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e shqiptarit (që jetonte më vëllanë) i janë gjendur sende me vlera të mëdha, si dhe para të gatshme në vlerën prej 2 800 euro.

Vëllai i shqiptarit të përfshirë në sherr u arrestua gjithashtu, për posedim të mallrave të vjedhura. Incidenti ka ndodhur më datë 4 prill, por autoritetet policore italiane vetëm tani kanë vepruar, pasi kanë identifikuar shqiptarin.

(d.xh/ Balkanweb)