Policia greke arrestoi një shqiptar në Volos, pasi gjeti në rrugë 52.35 g kokainë, heroinë dhe 950 gram hashash.

Droga u sekuestrua, ndërsa i dyshuari është dërguar në Prokurorinë Publike në Volos. Forcat policore greke arrestuan një 39-vjeçar, që dyshohet se shpërndante lëndën narkotike në zonat përreth.

  • foto galeri

Nëse droga e gjetur do të shitej në treg, do të kapte vlerën e së paku 5000 euro, shkruajnë mediat helene.

Gjithashtu, i prangosur ka përfunduar  ddhe një 31-vjeçar, të cilët iu eskuestrua hashash që peshon 18.1 gramë. Po ashtu, policia në Rodos prangosi edhe dy 21-vjeçarë, që u kapën me lëndë narkotike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: