Një 21-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e një trajneri gjerman. Miftar I. shkoi në Gjermani në shkurt 2015 si azilant. Pas sistemimit në kampin e refugjatëve në Freiberger, ai njihej si homoseksual dhe kërkonte partner mashkull në Mobile-App, me pseudonimin Albanian boy.

Çuditërisht përmes internetit ai ka gjetur një trajner gjerman futbolli Udo Z., 50 vjeç, mirëpo që e kishte gëjnyer për moshën gjatë bisedimit me mesazhe në mobil, njofton Bild.de.

Në natën e 14 korrikut ata u takuan rreth orës 22.30. “Unë mendoja se burri ishte shumë më i ri,” tha para trupit gjykues Miftari. “Pasi refuzova të kryejë marrëdhënie me të, ai më kërcënoi me thikë dhe mua më mbeti vetëm një mundësi ti gjuaj me vazo 327 gramë,” tha shqiptari para trupit gjykues, shkruan Bota sot.

Kjo goditje rezultoi fatale për trajnerin, duke humbur edhe jetën. 50-vjeçari vdiq nga lëndimet në tru, tha më pas prokurori Stephan Butzkies (47).

Procesi është shtyrë për 20 janar, ku pritet të merret edhe vendimi. Prokuroria ka mohuar pretendimet e shqiptarit, duke dyshuar edhe nga kërcënimi me thikë. Ata duan ta gjykojnë për vrasje me paramendim dhe jo për vrasje në vetëmbrojtje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: