ITALI

Një shqiptar u arrestua në Itali për një vrasje të dyshuar të dyfishtë që ka kryer përpara 20 vitesh në komunën e Osio Sotto në Itali.

Për vrasjen e dyshuar të dyfishtë u prangos në Shqipëri Sokol Taçe, lindur dhe banues në Elbasan, që në shtetin italian kishte pseudonimin Veap Dehari, i quajtur «Koli» dhe që  për të ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar që në vitin 1998, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Vrasja e dyfishtë e dyshuar ka ndodhur në mbrëmjen e 10 tetorit 1998 në Osio Sotto, përgjatë autostradës shtetërore 525 jashtë lokalit “Smile”. Ka dyshime se vrasjaet janë bërë për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin palët për kontroll të territoreve për shfrytëzimin e prostitucionit.

Në lidhje po me këtë rast, ndodhet në burg shtetasi shqiptar Almir Haruni, i njohur si “MIRI”, i cili është dënuar me burg përjetë. Ai u arrestua më 2007 si bashkëpunëtor në krim. Tashmë i ashtuquajturi Sokol Taçi do të ekstradohet në Itali, ku pritet të gjykohet për vrasjet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb